Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nis dëgjimet mbi detyrimet humanitare të Izraelit në...

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nis dëgjimet mbi detyrimet humanitare të Izraelit në territoret palestineze të pushtuara

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) pritet të nisë sot një javë dëgjimesh publike mbi detyrimet që ka Izraeli për të ofruar ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë dhe Bregun Perëndimor të pushtuar.

Dëgjimet janë organizuar me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në dhjetor votoi pro kërkesës për opinion ligjor nga Gjykata Botërore.

Rezoluta u propozua nga Norvegjia, pas ndalimit nga ana e Izraelit të operimit të Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në territoret nën kontrollin izraelit.

Seancat do të nisin sot në orën 08:00 me orën lokale (06:00 GMT).

Fillimisht do të flasin përfaqësues të OKB-së dhe të Palestinës, ndërsa përgjatë pesë ditëve të ardhshme pritet të dëgjohen rreth 40 shtete.

Izraeli nuk pritet të marrë pjesë në seanca, por Ministria e Jashtme izraelite ka njoftuar se do të dorëzojë një deklaratë me shkrim në Gjykatë.

Exit mobile version