Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Gjykata Ndërkombëtare Penale bën sehir, SHBA tregon qëndrimin për vrasjet në Gaza

Gjykata Ndërkombëtare Penale bën sehir, SHBA tregon qëndrimin për vrasjet në Gaza

Kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Fatou Bansouda tha se po vëzhgonte nga afër trazirat në Gaza dhe do të “ndërmerrte çdo veprim të garantuar” për të ndjekur penalisht krimet.

“Stafi im po vëzhgon me vëmendje zhvillimet në terren dhe regjistrimin e ndonjë krimi të dyshuar që mund të përfshinte “juridiksionin e gjykatës “, paralajmëroi ajo në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP.

“Dhuna duhet të ndalet,” shtoi ajo.

Ambasadori i SHBA thotë se Izraeli ka vepruar si “parandalues”

Ambasadorja e SHBA-ve në OKB, Nikki Haley i tha Këshillit të Sigurimit, “asnjë vend në këtë organizatë nuk do të vepronte me “përmbajtje më të madhe se sa veproi Izraeli”.

Që kur nisën protestat më 30 mars, forcat izraelite kanë vrarë të paktën 109 palestinezë në enklavën bregdetare dhe plagosën rreth 12,000 vetë. /Mesazhi/

Exit mobile version