Gjykata pezullon vendimin e Ligue 1, Amiens dhe Toulouse nuk zbresin në Ligue 2

Gjykata në Francë ka pezulluar vendimin për rënien nga Ligue 1 të Amiens dhe Toulouse.

Zhvillime të papritura vijnë nga Franca. Ankesa e skuadrave që renditen në fund të tabelës në Ligue 1, është aprovuar.

Gjykata ka vendosur për përfundimin e sezonit me renditjen aktuale, por ka pezulluar vendimin për rënien nga Ligue 1 për skuadrat si Amiens dhe Toulouse, përcjell lajmi.net.

Ligue 1, sipas asaj që thuhet në vendimin e gjykatës, është urdhëruar të mendojë planin për zhvillimin e sezonit 2020/2021.

Kjo do të thotë se Ligue 1 në sezonin e ri do të ketë më shumë se 20 skuadra.