Ballina Lajmet Kosovë Goditet për vdekje nga vetura një person në Pejë, policia jep detaje

Goditet për vdekje nga vetura një person në Pejë, policia jep detaje

Një person ka vdekur në Pejë si pasojë e plagëve të marra nga goditja e një veture.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës të cilët edhe kanë dhënë detaje për rastin, shkruan lajmi.net.

“Ju informojmë se me datën 11.05.2019, rreth orës 20:45, në rrugën ‘Eliot Engell’ në Pejë, ka ndodhurnjë aksident trafiku me fatalitet”, thuhet në komunikatë.Në këtë aksident ishin të involvuar një automjet dhe një këmbësor (viktima).

“Viktima e aksidentit një person mashkull, i moshës rreth 70- vjeçar, i njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, dhe nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës, thuhet më tutje në njoftim.Personi i dyshuar F.N. i (lindur) 1998, është arrestuar dhe i njëjti me urdhër te prokurorit të shtetit dërgohet ne ndalim policor.Në vendngjarje kanë dalë Njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe prokurori i shtetit.

Hetuesit e Trafikut Rajonal për hetimin e aksidenteve janë duke u marrë me rast në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit, dhe me urdhër të të njëjtit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML-Prishtinë për obduksion.

Exit mobile version