Mjekët në Greqi mbajtën protestë përpara Ministrisë së Shëndetësisë në Athinë, në kuadër të grevës që nisën dje, raporton Anadolu.
Të organizuar nga Federata Greke e Shoqatave të Mjekëve të Spitaleve (OENGE), mjekët përsëritën kërkesat e tyre për punësim të përhershëm të stafit, rritje të pagave dhe forcim të sistemit publik të kujdesit shëndetësor.
Mjekët u mblodhën përpara ndërtesës së Ministrisë që nga mëngjesi, duke mbajtur pankarta me mbishkrimet si “Kujdesi shëndetësor nuk është biznes, është e drejtë publike” dhe “Ne duam siguri në punë dhe paga të mira”.
Përfaqësuesit e OENGE-s kërkuan që qeveria të zbatojë rritje prej 20 për qind të pagave në të gjitha nivelet, dyfishim të pagesave të turneve dhe të japë përjashtime nga taksat për punonjësit e kujdesit shëndetësor.
Protestën e mbështeti edhe Federata Greke e Mjekëve të Laboratorit (PERGI).
Me thirrje e OENGE-s, mjekët që punojnë në spitalet publike në të gjithë vendin vendosën të hyjnë në grevë 48-orëshe dje, duke kërkuar kushte më të mira të kujdesit shëndetësor, rritje të stafit dhe paga më të larta.








