Greqi – Zgjaten kufizimet antiCOVID-19 për mbërritjet nga jashtë

Autoriteti i Aviacionit Civil të Greqisë njoftoi zgjatjen e re të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19 në lidhje me kushtet e hyrjes në territorin grek për fluturimet nga jashtë vendit.

Rregullorja do të jetë e vlefshme deri më 29 tetor.

Direktiva ndalon hyrjen në Greqi të shtetasve të vendeve të treta jashtë BE-së dhe zonës Shengen.

Ajo përjashton pasagjerët që udhëtojnë për arsye thelbësore dhe banorët e përhershëm të 36 vendeve: Australia, Maqedonia e Veriut, EBA, SHBA, BM, Izraeli, Kanadaja, Bjellorusia, Bahreini, Zelanda e Re, Koreja e Jugut, Katari, Kina, Kuvajti, Ukraina, Rusia, Arabia Saudite, Serbia, Singapori, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Japonia, Libani, Azerbajxhani, Armenia, Jordania, Moldavia, Brunei, San Marino, Andorra, Vatikani, Monako, Turqia, Kosova dhe Taipei kinez.

Të gjithë udhëtarët në Greqi, pavarësisht nga kombësia, duhet të plotësojnë formularin elektronik të gjetjes së udhëtarëve (PLF), para nisjes së fluturimit për në Greqi.

Për të hyrë në Greqi, udhëtarët duhet të jenë të pajisur me një certifikatë vaksinimi (i përfunduar të paktën 14 ditë para mbërritjes) ose një certifikatë imunizimi nga sëmundja (e vlefshme nga 30 deri në 180 ditë pas testit të parë pozitiv për COVID-19) ose provën e diagnostikimit negativ për COVID-19 me metodën PCR brenda 72 orëve të fundit, ose 48 orëve para mbërritjes në Greqi, në rast të një testi të shpejtë.

Pasagjerët e fluturimit nga jashtë mund të paraqesin gjithashtu, në formë dixhitale ose të printuar, një certifikatë dixhitale evropiane për COVID-19 ose një të lëshuar nga vende të treta, që përfshin informacion mbi llojin e vaksinimit të marrë, rezultatin, datën dhe llojin e testit të kryer ose që vërteton kalimin e sëmundjes COVID-19.

Të njëjtat kushte vlejnë edhe për të miturit nga mosha 12 vjeç e lart.

Përdorimi i maskës për fytyrën është i detyrueshëm brenda aeroportit dhe gjatë fluturimit. /atsh