Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Greqia dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë ku u vranë 10 grekë

Greqia dënon sulmet e Rusisë në Ukrainë ku u vranë 10 grekë

Katerina Sakelaropulu gjatë një takimi miqësor me delegacionin Izraelit

Kryeministri grek, Qirjako Miçotaqi deklaroi se numri i grekëve që kanë humbur jetën në sulmet ruse në Ukrainë u rrit në 10 dhe i bëri thirrje Rusisë që “të ndalojë menjëherë bombardimet”.

Kryeministri grek, Qirjako Miçotaqi deklaroi se numri i grekëve që kanë humbur jetën në sulmet ruse në Ukrainë u rrit në 10 dhe i bëri thirrje Rusisë që “të ndalojë menjëherë bombardimet”.

Mitçotaqis, në postimin e tij në Twitter, shkroi: “10 civilë të pafajshëm me origjinë greke u vranë në sulmet ajrore ruse pranë Mariupolit. Ndaloni menjëherë bombardimet!”

Ministria e Jashtme greke dënoi ashpër sulmet ajrore ruse në fshatrat Bugas dhe Sartana, në veri të Mariupolis, ku ka popullsi të dendur me origjinë greke.

Bëhet e ditur se me udhëzim të ministrit Nikos Dendias, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme Themistoklis Demiris ka telefonuar me telefon ambasadorin rus në Athinë dhe e ka thirrur ministrinë.

Presidentja greke Katerina Sakelaropulu gjithashtu bëri në Twitter,

“Shpreh dhimbjen time të thellë për vdekjen e bashkatdhetarëve tanë që humbën jetën në bombardimet ruse, si dhe për të gjitha viktimat e kësaj lufte kundër Ukrainës. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë.” /trt

Exit mobile version