Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Greqia renditet vendi më i keq i BE-së për lirinë e medias,...

Greqia renditet vendi më i keq i BE-së për lirinë e medias, Demokracia e Re sërish në qendër të vëmendjes

Qeveria e Demokracisë së Re është sërish në qendër të vëmendjes pasi Greqia ishte vendi me nivelin më të ulët për lirinë e shtypit në BE, sipas Indeksit vjetor të Lirisë së Shtypit.

Sipas raportit, të publikuar të martën, vendi mesdhetar ka zëvendësuar Bullgarinë si kombi me performancën më të keqe të BE-së dhe tani renditet në vendin e 108-të, nga 70-ta që ishte në indeksin e vitit të kaluar.

Ndërsa shkelësit më të këqij kundër lirisë së shtypit janë vendet jo anëtare të BE-së – Kina, Bjellorusia, Rusia, Irani, Mianmari dhe Koreja e Veriut . Vendet evropiane kanë parë gjithashtu përkeqësim të lirisë së shtypit.

Greqia është mes një liste vendesh, duke përfshirë Slloveninë, Poloninë dhe Hungarinë që kanë intensifikuar ligjet drakoniane kundër gazetarëve, thotë raporti.

Athina miratoi një ligj të ri vitin e kaluar për përhapjen e “informacionit të rremë” dhe dënohet deri në pesë vjet burg.

Autoritetet greke nuk arritën të zbardhnin vrasjen e gazetarit grek, Giorgos Karaivaz, i cili u qëllua për vdekje jashtë shtëpisë së tij në Athinë në prill 2021. /panorama

Exit mobile version