Griffiths lavdëroi Turqinë për mirëpritjen e miliona sirianëve

Martin Griffiths

Zv/sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) për Çështjet Humanitare dhe Koordinatori i Ndihmës Emergjente Martin Griffiths lavdëroi Turqinë, e cila mirëpret miliona sirianë.

Griffiths, në një konferencë shtypi të mbajtur në zyrën e OKB-së në Gjenevë të Zvicrës, deklaroi raportin mbi Planin Global të Ndihmës Humanitare të OKB-së 2022.

Në deklaratën e tij lidhur me raportin, Martin Griffiths deklaroi se në thirrjen më të madhe për ndihmë në historinë e tij, nevojiten 41 miliardë dollarë për të ofruar ndihma për të shpëtuar jetën e 183 milionë njerëz që janë në nën kthetrat e konflikteve të armatosura dhe varfërisë në mbarë botën për vitin e ardhshëm.

Duke deklaruar se qëllimi i tyre është të hapin një derë shprese për miliona njerëz që kanë nevojë për ndihmë humanitare, Martin Griffiths tha: “Konfliktet afatgjata vazhdojnë dhe paqëndrueshmëria është përkeqësuar në shumë pjesë të botës, veçanërisht në Etiopi, Mianmar dhe Afganistan. Edhe epidemia nuk ka mbaruar dhe vendet e varfra janë të privuara nga vaksinat”.

Griffiths vlerësoi gjithashtu Turqinë, e cila është shtëpia e miliona sirianëve: “Turqia është me të vërtetë shumë mirëpritëse.”

Duke rikujtuar se ai shkoi në kufirin sirian në Gaziantep në muajin gusht, Griffiths tha se një vajzë e vogël i bëri shumë përshtypje dhe se vajza në lidhje me ndihmën ndaj sirianëve i tha: “Ky është një detyrim për ne,” për të ndihmuar sirianët.”

Griffiths argumentoi se ata kanë veğuar 6 miliardë dollarë fonde për refugjatët sirianë në Turqi, Liban dhe Jordani, që është një shumë e konsiderueshme.

Sipas raportit të shpallur nga Martin Griffiths, gjithsej 274 milionë njerëz në mbarë botën do të kenë nevojë për ndihmë dhe mbrojtje urgjente në vitin 2022, një rritje prej 17 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Sipas OKB-sëö Afganistani, Siria, Jemeni, Etiopia dhe Sudani janë ndër 5 vendet që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërsa situata e etiopianëve përshkruhet si “më shqetësuese” në mesin e atyre në nevojë.

Plani i ndihmës humanitare i OKB-së përfshin gjithashtu Burkina-Fason, Burundin, Kamerunin, Republikën e Afrikës Qendrore, Çadin, Kolumbinë, Republikën Demokratike të Kongos, El Salvadorin, Guatemalën, Haitin, Hondurasin, Irakun, Libinë, Libanin, Madagaskarin, Malin, Mozambik, përfshi edhe miliona njerëz në nevojë në Mianmar, Niger, Nigeri, territoret e pushtuara palestineze, Somali, Sudanin e Jugut, Ukrainë dhe Venezuelë.

Bëhet e ditur se edhe myslimanët Rohinga në kampet në Bangladesh janë përfshirë gjithashtu në kuadër të planit të ndihmës. /trt