Gruaja ndalon vrasjen masive në SHBA, e qëlloi burrin me armë kur ai shtiu mbi 40 persona

Një grua që merrte pjesë në ndejë ndaloi të shtëna të mundshme masive në SHBA kur nxori armën dhe qëlloi për vdekje një burrë që kishte hapur zjarr me një pushkë gjysmë automatike mbi një turmë, raportoi të shtunën BBC.

Sulmuesit i ishte kërkuar të ndalonte shpejtësinë pak para se të kthehej dhe të mbante në shënjestër grupin prej 30 deri në 40 persona në Charleston, Virginia Perëndimore.

Zëdhënësi i policisë, Tony Hazelett, tha se reagimi i shpejtë i gruas shpëtoi jetë.

Kjo vjen në mes të një debati kombëtar mbi armët pas të shtënave në shkollën në Teksas.

I dyshuari kishte vozitur përreth zonës të mërkurën në mbrëmje kur u paralajmërua të ngadalësonte shpejtësinë sepse fëmijët po luanin.

Ai u kthye i armatosur me një pushkë të tipit AR-15 dhe hapi zjarr nga automjeti i tij në festën e ditëlindjes dhe diplomimit jashtë kompleksit të apartamenteve në qytet.

Hazelett tha në një konferencë për shtyp se gruaja që qëlloi kundër nuk kishte ndonjë histori se ka qenë pjesë e forcave të rendit publik. Ajo nuk është identifikuar.

“Ajo është thjesht një anëtare e komunitetit që mbante armën e saj në mënyrë të ligjshme”, tha ai. “Dhe në vend që të ikte nga kërcënimi, ajo u përfshi me kërcënimin dhe shpëtoi disa jetë”.

Gruaja pas të shtënave ka mbetur në vendngjarje dhe po bashkëpunon me hetuesit.

Ndaj saj nuk do të ngrihet asnjë akuzë, thotë policia.

Dennis Butler, një 37-vjeçar me një histori të gjerë kriminale, u gjet i vdekur në vendngjarje nga plagët e shumta me armë zjarri, thotë policia.

Hazelett tha se nuk është ende e qartë se si Butler e mori armën – të cilën ai nuk lejohej ta mbante ligjërisht si një kriminel i dënuar. /koha