Këshilli për Marrëdhënie Amerikano-Islamike (CAIR), organizata më e madhe për të drejtat e muslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ka bërë thirrje ndaj liderëve botërorë që të veprojnë për t’i dhënë fund rrethimit izraelit ndaj Rripit të Gazës, të cilin e ka cilësuar si “mesjetar” dhe shkatërrues për civilët palestinezë.
Në një deklaratë të lëshuar këtë javë, CAIR u shpreh se rrethimi po rezulton në “uri të qëllimshme të grave, fëmijëve dhe të moshuarve” dhe kërkoi ndërhyrje urgjente ndërkombëtare për të ndaluar atë që e përshkruan si një “fushatë të ndërgjegjshme të urisë së detyruar”.
Organizata akuzoi veçanërisht qeverinë amerikane për bashkëpunim të heshtur në këtë situatë. “Qeveria e SHBA është bashkëfajtore në këtë fushatë të pafalshme të urisë së detyruar,” thuhej në deklaratë. “Kjo bashkëpunim duhet të marrë fund.”
Thirrja e CAIR vjen në një kohë kur situata humanitare në Gaza është përkeqësuar ndjeshëm, me organizatat ndërkombëtare që paralajmërojnë për një krizë të thellë urie dhe mungesë të ndihmës së nevojshme për popullsinë civile.