Grupet palestineze akuzojnë Izraelin për torturimin e të arrestuarit deri në vdekje

Grupet e të drejtave të njeriut akuzuan sot autoritetet izraelite për torturimin e një të burgosuri palestinez për vdekje, raporton Anadolu Agency (AA).

Abdu al-Khatib, 43-vjeç, humbi jetën gjatë marrjes në pyetje në qendrën Al-Moscobiyeh në Kudsin Lindor të okupuar.

“Dëshmitë e mbledhura nga familjet e tij dhe të arrestuarit e tjerë tregojnë se ai ishte elektrizuar dhe rrahur”, tha për AA, Amani Sarahneh, zëdhënëse e OJQ-së Shoqata e të Burgosurve Palestinezë.

Ajo tha se shkaqet e vdekjes do të përcaktohen pas kryerjes së një autopsie në trupin e Al-Khatib.

“OJQ-të palestineze dhe guvernatori i Kudsit akuzojnë Izraelin për vrasjen e Al-Khatib”, tha Sarahneh.

Al-Khatib, baba i 4 fëmijëve, nga kampi i refugjatëve Shufat në Kudsin Lindor, u arrestua nga forcat izraelite për një shkelje të trafikut.

Rreth 4.850 palestinezë vlerësohet se mbahen në burgjet izraelite, përfshirë 41 gra, 225 fëmijë dhe 540 të arrestuar administrativë, sipas grupeve palestineze të të drejtave. /aa