Grupi palestinez i rezistencës: Aleanca me Iranin vetëm për t’i “rezistuar Izraelit”

Grupi palestinez Xhihadi Islam sot deklaroi se aleanca e tyre me Iranin synon të përballet me pushtimin izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi përmes një deklarate tha se rezistenca palestineze u krijua për t’i rezistuar pushtimit izraelit të territoreve palestineze.

“Të gjitha forcat e rezistencës, përfshirë Iranin, qëndrojnë në një front kundër armikut sionist (Izraelit) dhe aleatëve të saj”, tha grupi palestinez.

Një zyrtar ushtarak iranian kishte thënë më herët se grupet palestineze të rezistencës po kërkonin të mbronin Iranin.

Gholam Ali Rashid, një komandant i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit, tha se ish-gjenerali Qasem Soleimani kishte krijuar 6 ushtri jashtë kufijve të Iranit, përfshirë Hamasin dhe grupet e Xhihadit Islam të cilat janë gati të mbrojnë Iranin. /aa