Ballina Lajmet Kosovë Grupi Parlamentar 6+ paralajmron Hotin e Thaçin: Të shkarkohet Qëndrim Gashi ose...

Grupi Parlamentar 6+ paralajmron Hotin e Thaçin: Të shkarkohet Qëndrim Gashi ose nuk e votojmë asnjë ligj

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e komuniteve joshumicë , Fikrim Damka gjatë fjalës së tij në seancën plenare ka thënë se Grupi Parlamentar 6+ tash e tutje  nuk do të votojë asnjë ligj përveç atij të Rimëkëmbjes Ekonomike dhe Ligjit për COVID-19.

Ky qëndrim do të mbahet sipas tyre deri në shkarkimin e Ambasadorit të Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi për shkak të shpërndarjes së një karikature të Pejgamerit Muhamed.

“Si Grup Parlamentar 6+, unë do të doja t’ju informoja nga këtu që përvec ligji Covid 19 dhe ligji për Rimëkëmbje Ekonomike ne nuk do të votojmë asnjë legjislacion në Parlament si 6 deputetë, deri në momentin e shkarkimit në fjalë,  duke ftuar në praninë tuaj edhe njëherë Kryeministrin që të ndërmarr hapat e nevojshme në drejtim të shkarkimit të menjëhershëm të personit në fjalë. Ne presim që Kryeministri dhe Presidenti të ndërmarrin hapat e nevojshme sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ai.

Nnënkryetari Damka tutje ka shtuar se sipas tyre Amabsadori Gashi ka nxitur anti-islamizëm dhe urrejtje ndaj fesë dhe besimit.

“Ambasadori i një vendi me shumicë myslimane shpërndau një mesazh mosrespektues dhe anti-islamik, duke shpërfillur Kushtetutën dhe vlerat themelore të Republikës së Kosovës, i cili thekson rëndësinë tolerancës ndërfetare dhe të karakterit unitar, dhe duke shkaktuar një dëm të vështirë për të kompensuar ndaj imazhit të Republikës së Kosovës si dhe kështu duke nxitur anti-islamizmin. Sjellja e tillë e Ambasadorit, e cila shkakton një urrejtje ndaj fesë dhe besimit, përbën një mosrespektim të madh për botën Islame dhe vlerat e njerëzimit, përfshirë dhe vendit që ai e përfaqëson dhe qytetar i të cilët është. Fyerja ndaj Profetit Muhamed është një fyerje për të gjithë botën islame”, ka theksuar ai.
Ambasadori i Kosovës në Francë, Qendrim Gashi  shpërndau një artikull të gazetës franceze Lefigaro, në të cilin shfaqet një karikaturë e Pejgamerit Muhamed.

Exit mobile version