Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Guterres takohet me udhëheqësit pakistanezë, në fokus Kashmiri dhe stabiliteti rajonal

Guterres takohet me udhëheqësit pakistanezë, në fokus Kashmiri dhe stabiliteti rajonal

UN Secretary-General discusses Kashmir dispute, Indus Waters Treaty with Pakistan army chief. / AFP

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, është takuar në Islamabad me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif dhe shefin e ushtrisë, Field Marshal Asim Munir, për të diskutuar çështjen e Kashmirit, mosmarrëveshjen për ujërat dhe stabilitetin rajonal.

Gjatë takimit me Munirin, palët diskutuan situatën e sigurisë në rajon, rolin paqeruajtës të OKB-së, terrorizmin ndërkufitar dhe pezullimin nga India të Traktatit të Ujërave të Indusit.

Sipas autoriteteve pakistaneze, Munir ritheksoi angazhimin e Pakistanit për paqen ndërkombëtare, ndërsa Guterres vlerësoi përpjekjet e Islamabadit për zgjidhjen paqësore të konflikteve rajonale.

Në takimin me kryeministrin Sharif, Guterres vlerësoi gjithashtu kontributin e Pakistanit në përpjekjet diplomatike dhe ndërmjetësimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Sharif tha se dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e konflikteve dhe theksoi të drejtat e popullit të Kashmirit dhe palestinezëve, si dhe nevojën për masa kundër terrorizmit përgjatë kufirit me Afganistanin.

Duke folur para diplomatëve pakistanezë, Guterres paralajmëroi se rendi i ri shumëpolar nuk garanton stabilitet dhe tha se e drejta ndërkombëtare po dobësohet. Për Lindjen e Mesme, ai theksoi se zgjidhja me dy shtete nuk duhet të lejohet të “zhduket”.

Guterres pritet ta përfundojë vizitën treditore në Pakistan të enjten, përpara përfundimit të mandatit të tij të dytë si sekretar i përgjithshëm i OKB-së në dhjetor. /mesazhi