Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së ministrit të Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, për pjesëmarrje në takimin konsultues rreth “Pakos për Rimëkëmbjen e Ekonomisë”.
Në këtë takim bashkë me Guvernatorin janë ftuar edhe të gjithë ish-ministrat e financave të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të BQK-së thuhet se Banka Qendrore e Kosovës e kryesuar nga Guvernatori Mehmeti, që nga fillimi i paraqitjes së krizës pandemike ka bashkëpunuar ngushtë me të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare, me qëllim që ekonomia jonë ta përballojë sa më lehtë këtë krizë.
“Ashtu siç e kemi sqaruar edhe në komunikimet e mëhershme me publikun, BQK-ja ka ndërmarrë një varg masash për ta ndihmuar ekonominë e Kosovë”.
“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës është duke i përcjellë të gjitha zhvillimet dhe është e gatshme për veprime të mëtutjeshme për ta ndihmuar ekonominë e vendit”, shkruhet në këtë njoftim.
