Gylenisti i arrestuar 60 milionë euro pasuri, pritet hetim edhe për disa persona në Kosovë

Arrestimi i gjashtë gylenistëve në Republikën e Kosovës ka ngjallur reagime të shumta në vend. Mirëpo, çfarë do të vijojë pas depërtimit të tyre për Turqi.

Madje pritet të kërkohet hetim paralel edhe për personat të cilët kanë marrë fonde prej gylenistëve në vendin tonë.

Burime të Indeksonline thonë se vetëm njëri prej pjesëtarëve të arrestuar kishte qarkullim prej 60 milionë eurove.

Andaj, shtohen dilema, si arrihet të fitohet kjo shumë milionëshe me biznese ‘shkollore’ në Kosovë.

Ndryshe, me vendim të organeve të sigurisë, respektivisht AKI-së dhe MPB-së para pesë ditësh (29 mars) janë arrestuarit drejtori gjeneral i kolegjit “Mehmet Akif”; Mustafa Erdem, zëvendësi i tij, Jusuf Karabina, Kahraman Demirez, drejtor i shkollës në Gjakovë, Hasan Gunakan dhe Cihan Ozkan.

Vlen të theksohet se për këtë rast pritet të formohet një komision parlamentar për ta hetuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Partitë opozitare, LDK, VV dhe Grupi i Pavarur kanë iniciuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme.