Hamas: Izraeli dëshiron që 4 vende të ndërmjetësojnë në shkëmbimin e të burgosurve

Izraeli dëshiron që Turqia, Gjermania, Egjipti dhe Katari të luajnë rolin e ndërmjetësuesit në marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve që do të arrihet me grupet palestineze, tha të premten zëvendësshefi i grupit të rezistencës palestineze, Hamas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Saleh al-Arouri për TV Al-Aksa, e cila operon nën Hamasin, tha se “Izraeli dëshiron që Egjipti, Turqia, Gjermania dhe Katari të përfshihen në marrëveshjen e shkëmbimit. Por ne nuk do t’i japim asgjë okupatorit”.

Ai theksoi se marrëveshja thjesht jep një skicë për ndërmjetësuesit dhe marrëveshja është mënyra e vetme që të burgosurit të jenë të lirë, kryesisht ata që u dënuan me vdekje.

Lidhur me gjashtë të burgosurit palestinezë që u kapën përsëri pasi u arratisën nga burgu Gilboa i Izraelit, Arouri tha: “Arratisja preku thellësisht komunitetin sionist. Gjashtë palestinezët e goditën Izraelin në fytyrë dhe i kujtuan komunitetit palestinez se ata janë të burgosur që duhet të vetë të fitojnë lirinë”.

Anëtari i Byrosë Politike të Hamasit Zaher Jabarin më 22 shtator tha se zyra u ofroi vendeve ndërmjetësuese midis Palestinës dhe Izraelit një përshkrim të shkëmbimit të të burgosurve, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.

Gjashtë të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu Gilboa më 6 shtator. Por Zakaria Zubeidi, Mahmoud al-Arida, Yakub Qaderi dhe Mohammad al-Arida u kapën nga forcat izraelite pas një kërkimi pesëditor. Organizatori i arratisjes nga burgu dyshohet të jetë Mahmoud al-Arida, ndërsa dy të tjerët u kapën më 18 shtator.

Pesë të burgosur i përkisnin lëvizjes Xhihadi Islam, dhe njëri ishte ish-komandant i grupit Fatah. /aa