Hamas paralajmëron pasoja nëse Izraeli rifillon politikën e vrasjes së palestinezëve

Ismail Haniyeh

Shefi politik i Hamasit, Ismail Haniyeh sot paralajmëroi për pasojat nëse Izraeli rifillon politikën e tij të vrasjes së palestinezëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Këshilltari i tij për media, Taher al-Nunu tha se udhëheqësi i Hamasit u dërgoi mesazhe disa liderëve të huaj duke paralajmëruar kundër çdo rifillimi të atentateve.

Haniyeh tha se “pasojat e çdo përpjekjeje për vrasje do të jenë më të mëdha se sa priten”, tha Al-Nunu.

Në fillim të këtij muaji, disa figura publike izraelite i bënë thirrje qeverisë izraelite që të vriste liderin e Hamasit në Gaza, Yahya Sinwar, si përgjigje të sulmeve ndaj izraelitëve.

Tensionet janë rritur në territoret palestineze mes fushatave të përsëritura të arrestimeve izraelite në Bregun Lindor të pushtuar dhe inkursioneve të kolonëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor. /aa