Hamasi bën thirrje për mobilizim kundër sulmeve të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas ka reaguar ashpër ndaj sulmeve të fundit të kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke i cilësuar ato si pjesë të një fushate të gjerë të shfarosjes ndaj popullit palestinez.

Në një deklaratë publike, Hamasi u shpreh se “sulmet e kolonëve dhe krimet brutale në Bregun Perëndimor janë vazhdim i luftës së përshkallëzuar të shfarosjes kundër popullit tonë në Gaza.”

Lëvizja theksoi gjithashtu se këto sulme shpejtojnë zbatimin e planeve të Izraelit për aneksim dhe zhvendosje të popullatës palestineze. “Krimet e përshkallëzuara të kolonëve kërkojnë ndezjen e mëtejshme të zemërimit dhe përballjen me çdo përpjekje për të zhdukur praninë palestineze në këtë tokë,” thuhet më tej në deklaratë.

Hamas bëri thirrje të drejtpërdrejtë për popullin e Bregut Perëndimor, veçanërisht për të rinjtë revolucionarë, që të mobilizohen për të përballuar dhe zmbrapsur sulmet e kolonëve, të cilat sipas tyre kryhen nën mbrojtjen e forcave të okupimit.

Situata në Bregun Perëndimor ka qenë gjithnjë e më e tensionuar në muajt e fundit, me një rritje të ndjeshme të sulmeve ndaj fshatrave dhe banorëve palestinezë nga kolonët izraelitë të armatosur.