Edhe pse ka pasur deklarata pozitive nga Hamasi dhe presidenti egjiptian Abdel Fattah el-Sisi, të cilët i përshkruan negociatat si “shumë inkurajuese”, bisedimet mes palëve mbeten të tensionuara, sipas analistit politik të Al Jazeera-s, Marwan Bishara.
Sipas Bishara-s, palët duket se kanë rënë dakord për disa “parime fillestare” për një shkëmbim pengjesh e të burgosurve. Megjithatë, ai paralajmëroi se ekzistojnë “mosmarrëveshje serioze”, veçanërisht mbi mënyrën dhe kohën se kur duhet të përfundojë lufta.
“Sipas planit, pas dorëzimit të pengjeve nga Hamasi, lufta duhet të mbarojë,” tha Bishara. “Izraeli thotë jo — lufta do të mbarojë vetëm pasi Hamasi të çarmatoset.” /mesazhi






