Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Hamasi shënjestron ushtarët izraelitë në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia

Hamasi shënjestron ushtarët izraelitë në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftoi se ka shënjestruar ushtarët izraelitë në lindje të kampit të refugjatëve Jabalia në lindje të Rripit të Gazës dhe se kishte ushtarë të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.

Në deklaratën me shkrim në llogarinë në Telegram të Brigadave Kassam thuhet se ushtarët izraelitë në lindje të Jabalia-s ishin në shënjestër dhe linja e ndihmës ushtarake për ushtrinë izraelite u ndërpre prej andej.

Në deklaratë thuhej se ushtarët izraelitë duhej të ndërronin linjën dhe po ashtu thuhej se një tank i tipit “Merkava” i ushtrisë izraelite është goditur nga raketa “Yasin-105” në lindje të Jabalia-s.

Theksohet se një grup ushtarësh izraelitë që erdhën në rajon ishin gjithashtu në shënjestër dhe se kishte të vdekur dhe të plagosur në mesin e ushtarëve.

Forcat izraelite vazhdojnë sulmet dhe bastisjet e tyre në kampin e refugjatëve Jabalia në veri të Rripit të Gazës. Zonat veriore të Rripit të Gazës janë skenë e përleshjeve të dhunshme midis grupeve të rezistencës palestineze dhe forcave izraelite.

Exit mobile version