Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje.
Ai është shprehur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryeministrit.
Kjo për arsye se ka marrë thirrje të paraqitet në dhomat e specializuara në Hagë të intervistohet si i dyshuar.
“Në Hagë do të shkoj si Ramush Haradinaj, t’i dalë përballë shpifësve ashtu si e kërkon nderi i një luftëtari të UÇK-së”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
“Shteti im është Kosova e paprekshme, me multietnicitet, me shumë gjuhësi, me territor e kufi, Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo Dodik-Republika janë të papërballueshme për Kosovën”, tha Haradinaj.
“Kosova euroatlantike është e interesuar për njohje reciproke. Asnjëherë nuk është vonë të jemi bashkë.”
“Taksa mbetet, Ushtria shkon para, Trepça është e gatshme për investime. Pas kësaj dorëheqje mandatit ja jap popullit dhe le të vendos për qeverinë e radhës.”
“Qeveria e vendit vazhdon t’i kryej funksionet e veta deri në qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e reja dhe demokratike.”
“Do t’i qëndroj me besnikëri të gjithë, popullit, atdheut, dhe shtetit tim Kosovës, ju falënderoj për besimin e dhënë, ishte nder t’i shërbej vendit së bashku me ju. “, ishin fjalët e Haradinajt.