Haradinaj fshinë xhamat e Qeverisë, thotë se e di cfarë është të humbasësh një familjar (Foto)

Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj dëmevë që i janë shkaktuar ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nga protestat e djeshme, por reagimi i tij ka qenë më i pazakontë.

Ai së bashku me disa anëtarë të kabinetit të tij kanë dalë për të pastruar xhamat e ndërtesës së Qeverisë që ishin bërë më ngjyrë të kuqe, në shenjë proteste ndaj zvarritjes së drejtësësë ndaj rastit të vdekjes së Astrit Deharit.

Haradinaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se edhe vetë ka humbur familjarë dhe e di se çfarë ndenje është kjo.

DREJTËSI PËR ASTRITIN

Vetë kam humbë njerëz të familjes, në kohë lufte dhe pas saj. Humbjen e familjarëve e ndjejë thellë dhe kam respekt për familjet që kanë përjetuar dhimbjen.

Respekt për protesuesit, por shteti i Kosovës ngritet duke e respektuar dhe duke e forcuar atë.

Mos e dëmtoni tuajën, sepse institucionet janë të popullit.

Familjes Dehari do t’i qëndrojmë pranë dhe drejtësia për Astritin do të vihet në vend.

RH

23333986_669288679862216_3394284044953618552_o

23275624_669288546528896_1483051083897555537_o