Haradinaj: Nuk do të ketë ndarje as lëvizje të kufijve, opozita të vijë në Kuvend

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje kanë vendosur të mos marrin pjesë në seancën e orës 09:00.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti ka thënë se nuk marrin pjesë pasi sipas tij kjo është një përpjekje e kryeministrin për ta prishur seancën e orës 10:00 duke shtuar se nuk do ta lejojnë askënd të luaj me territorin e Kosovës.

Hoti ka shtuar se Kosova tani ndodhet në një krizë politike.

Ndërkohë, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë se ai ka bërë më së shumti punë në ruajtjen e territorin mirëpo nuk e din më cila formulë është e duhur për opozitën, raporton lajmi.net

“Pak e vështirë me kuptu se si do të ecim përpara. U dasht me ardh, mosardhja nuk është zgjidhje. Ne kemi krizë në Kosovë kemi një gjendje ekonomike jo aq të mirë po punojmë me konsolidu Kosovën, jo krizë që ka fol zotri Hoti. Opozita ish kon mire me marrë hisen e vet. S’do të ketë ndarja as lëvizje me kufij, atë e kam kry vet. Kosova duhet me shku në tavolinë, nëse s’po bojka Hashimi sipas opozitës qe ku e kanë delegacionin tjetër le ta votojnë. Na sot e çojmë një porosi se nuk dojmë kshtu, atëherë kush do ta dijë se çka dojmë ne”, ka deklaruar Haradinaj në hollin e Kuvendit.

Në seancën e orës 09:00 pritet të shqyrtohet propozim-vendimi i Qeverisë për emërimin e Ekipit Negociator për Normalizimin e Marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.