Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan në veri: Kryesit e sulmit në Ibër-Lepenc të dalin para drejtësisë

tëvë1.info
Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan në veri: Kryesit e sulmit në Ibër-Lepenc të dalin para drejtësisë
Tëvë1 nga Tëvë1 06/12/2024
A A
Hargreaves viziton ushtarët britanikë që patrulluan në veri: Kryesit e sulmit në Ibër-Lepenc të dalin para drejtësisë
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar ushtarët britanikë të KFOR-it që kanë qenë duke patrulluar në veri të Kosovës.

Hargreaves ka thënë se kryesit e sulmit në kanalin e Ibër – Lepencit të dalin para drejtësisë.

Ai ka publikuar edhe disa fotografi nga vizita.

“Mbretëria e Bashkuar qëndron pranë Kosovës në përpjekjet për t’u siguruar që infrastruktura kritike të jetë e mbrojtur dhe që kryesit të sillen para drejtësisë. Vizitova sot ushtarët e Mbretërisë së Bashkuar që kanë qenë duke patrulluar në në veri të Kosovës si pjesë e Forcës së NATO-s në Kosovë – në përpjekjet e vazhdueshme për të mbështetur mandatin e KFOR-it për një mjedis të qetë dhe të sigurt në të gjithë Kosovën”, ka shkruar Hargreaves në Facebook