Ballina Lajmet Kosovë Havolli: Do ta fuqizojmë rolin e Agjencisë kundrejt luftimit të korrupsionit

Havolli: Do ta fuqizojmë rolin e Agjencisë kundrejt luftimit të korrupsionit

Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka bërë me dije se me plotësim-ndryshimin e kornizës ligjore, kësaj agjencie do t’i rriten kompetencat dhe roli në luftimin e korrupsionit.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se në dy vjetët e fundit ka pasur zhvillim pozitiv sa i përket trajtimit të rasteve të korrupsionit.

Sipas Havollit, gjatë kësaj periudhe janë ngritur mbi 25 aktakuza dhe shumica prej tyre i takojnë profilit të lartë.

Ai ka theksuar se edhe në prokurimin publik ka lëvizje pozitive në aspektin e parandalimit të korrupsionit.

Havolli ka thënë se pret rezultate të prekshme nga futja në përdorim e sistemit të prokurimit elektronik pasi, sipas tij, është një mjet që i bën praktikat e prokurimit më transparente, zvogëlon burokracinë, rrit konkurrencën dhe është më pak diskriminues e, për rrjedhojë, do ta minimizojë riskun nga korrupsioni.

Exit mobile version