Ballina Lajmet Kosovë Haxhiu në pritje të kandidaturave për president, paralajmëron thirrjen e seancës pas...

Haxhiu në pritje të kandidaturave për president, paralajmëron thirrjen e seancës pas sigurimit të nënshkrimeve

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se është në pritje të kandidaturave për të thirrur seancën për zgjedhjen e presidentit.

Në një deklarimi për media pas takimit që zhvilloi me kryetarët e komisioneve parlamentare, Haxhiu theksoi se sapo t’i ketë nënshkrimet nga kandidatët për president, do të veprojë në lidhje me thirrjen e seancës për zgjedhjen e tij.

“Sapo t’i kem nënshkrimet nga kandidatët, do ta thërrasim seancën dhe do të procedojmë me të. Paraprakisht duhet të ketë takime”, deklaroi ajo, duke shtuar se, ndonëse sipas disa interpretimeve gjithçka duhet të përfundojë deri më 4 mars, ajo nuk mund të veprojë pa u plotësuar kushti i nënshkrimeve.

Haxhiu tutje njoftoi se është vendosur që takimet me kryetarët e komisioneve të jenë të rregullta, me synim rritjen e efikasitetit dhe shmangien e vonesave.

Exit mobile version