Ballina Lajmet Kosovë Haxhiu: PAN-i nuk i ka numrat, prandaj nuk po thirret seanca konstituive

Haxhiu: PAN-i nuk i ka numrat, prandaj nuk po thirret seanca konstituive

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka thënë se mos thirrja e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, po ndodh për shkak se PAN-i nuk i ka numrat për krijimin e qeverisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka shkruar se numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, kryetar të Kuvendit.

Postimi i plotë:

S’ka asnjë arsye tjeter (përveç numrave ) që ende nuk thirret seanca konstituive!
Se Thaçi është në shërbim të plotë të pazareve të koalicionit PAN, e dëshmon edhe mosveprimi për thirrjen e seances konstituive! Sikur deputeti Haradinaj t’i kishte numrat për krijimin e Qeverisë, seanca do të thirrej menjëherë.

P.S Numrat nuk i kanë as për zgjedhjen e Kadri Veselit, Kryetar Kuvendi andaj është mirë ta ndryshojnë propozimin dhe të lëshojnë rrugë për krijimin e Qeverisë

Exit mobile version