Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë prej dhjetëra personash, kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite e cila shpërndau palestinezët pas namazit të sabahut
Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite bastisën Xhaminë Al-Aksa e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).
Grupet e kolonëve hebrenj fanatikë prej dhjetëra personash, kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa nën shoqërimin e policisë izraelite e cila shpërndau palestinezët pas namazit të sabahut.
- Policia izraelite kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa
Në një deklaratë me shkrim nga policia izraelite, pretendohet se “qindra të rinj palestinezë me maska kishin mbledhur gurë” përpara fillimit të bastisjeve të kolonëve hebrenj në Xhaminë Al-Aksa.
Në deklaratë bëhet e ditur se policia është përpjekur të largojë palestinezët nga zona, për të siguruar hyrjen e kolonëve hebrenj.

Grupi që u strehua në Xhaminë Kible gjatë bastisjes në mëngjes nga policia izraelite, hodhën nga brenda fishekzjarre për të larguar policinë. Ndërsa policia izraelite qëlloi me plumba gome nga xhamat e thyer në drejtim të grupit brenda.
Sipas një deklarate nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, theksohet se 9 persona u plagosën në Portën Al-Asbat të Aksasë, 4 prej të cilëve u dërguan në spital.

Forcat izraelite pas namazit të sabahut kryen bastisje në Xhaminë Al-Aksa duke nxjerrë palestinezët jashtë me detyrim. Policia izraelite pas kësaj mbylli për palestinezët dyert e Xhamisë Al-Aksa.
Më tej thuhet se gjatë bastisjes në Xhaminë Al-Aksa, policia izraelite goditi disa palestinezë.
Përveç të premteve dhe të shtunave hebrenjtë fanatikë nën shoqërimin e policisë izraelite i shtojnë bastisjet e tyre në Xhaminë Al-Aksa në orët e mëngjesit dhe mbrëmjes me rastin e Festës Pesach.
Ndërsa palestinezët që përpiqen të reagojnë me tekbire kundër bastisjeve në Xhaminë Al-Aksa, përballen me ndërhyrjen e forcave izraelite. /aa
Sob a proteção das Forças Israelenses, um grupo de judeus adentrou Al-Aqsa Mosque, o que é considerado uma profanação pelos palestinos, que temem que os judeus venham sacrificar para a páscoa no terreno da mesquita. pic.twitter.com/ya6i5FkhtQ
— Tati Cruz (@Taticru79846829) April 17, 2022


