Hebrenjtë fanatikë vazhdojnë me sulmet ndaj Xhamisë Al-Aksa në prag të Kurban Bajramit

Dhjetëra hebrenj fanatikë, të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në oborret e Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se 175 hebrenj fanatikë nën mbrojtjen e policisë izraelite bastisën Xhaminë e Shenjtë përmes Portës Al-Magaribe (Marokut), në jugperëndim të Xhamisë Aksa.

Hebrenjtë fanatikë pritet të vazhdojnë sulmet e tyre pas namazit të drekës.

Sulmet e tilla nga hebrenjtë fanatikë në Harem al-Sherif në mëngjes dhe pasdite bëjnë që tensioni në rajon të përshkallëzohet.

Mbi 1.500 hebrenj fanatikë hynë dje në Harem al-Sherif

Që nga dje në mëngjes, më shumë se 1.500 hebrenj fanatikë, nën mbrojtjen e policisë izraelite, bastisën Xhaminë Aksa për të ashtuquajturën ditë “Tisha BeAv”, të cilën ata e pranojnë si përvjetorin e shkatërrimit të të ashtuquajturit tempull të Sulejmanit.

Në Harem al-Sharif kishte tension midis palestinezëve, të cilët reaguan ndaj sulmeve të hebrenjve fanatikë dhe policisë izraelite, të cilët përdorën plumba gome dhe gaz lotsjellës. Policia izraelite gjithashtu arrestoi shumë palestinezë.

Policia izraelite, e cila vendosi barriera në të gjitha portat e Qytetit të Vjetër, ku ndodhet Mesxhid al-Aksa, nuk lejoi palestinezët nën moshën 40-vjeç të hynin në Harem al-Sharif.

Është shkelur sovraniteti i Administratës të Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islamike të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë së Jordanisë.

Ndërkaq që nga viti 2003, hebrenjtë pa lejen e Administratës kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit nën shoqërimin e policisë.

Duke i përshkruar këto veprime si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thotë se sovraniteti i muslimanëve është shkelur. /aa