Hedhja e gazit lotsjellës: Gjykata liron nga akuzat Albulena Haxhiun, Pal Lekajn dhe të tjerët

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar nga akuza Pal Lekajn, Albulena Haxhiun, Besa Baftiun dhe Donika Kadaj Bujupi.

Sipas aktakuzës së ngritur me 8 prill 2016, Haxhiu, Lekaj, Baftiu, Kadaj-Bujupi dhe Haxhiu akuzohen se pa autorizim kishin poseduar bombola të gazit lotsjellës.Në aktakuzë thuhet se më 19 shkurt 2016, rreth orës 12:20, në hollin e Kuvendit e Kosovës, pas pauzës së punimeve të Kuvendit, derisa të akuzuarit ishin duke u kthyer në sallë, gjatë kontrollit nga ana e punëtorëve të sigurimit të Kuvendit, tek të akuzuarit ishin gjetur dhe sekuestruar nga një bombole e gazit lotsjellës, të cilën e mbanin pa autorizim.Në seancën përfundimtare pati edhe akuza ndaj prokurorit të rastit, Ilaz Beqiri nga ana e të pandehurve se ka mungesë të provave dhe profesionalizmit.Në fjalën e tij përfundimtare derisa prokurori kërkoi ë gjykata të shpall fajtor të akuzuarit, ai madje bëri një krahasim për pasojat e gazit lotsjellës që ishte përdorur në vitet e 1981 nga regjimi jugosllav.Kjo deklaratë ka nxitur debat në Gjykatë ku të akuzuarit u shprehën se janë të fyer dhe se prokurori këtë po e bënë për shkak të mungesës së provave.