Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Helikopteri i presidentit Raisi ende i zhdukur, reagon lideri suprem i Iranit

Helikopteri i presidentit Raisi ende i zhdukur, reagon lideri suprem i Iranit

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka bërë një deklaratë pas raportimeve se helikopteri me të cilin udhëtonte presidenti Ebrahim Raisi është rrëzuar në një terren malor.

Khamenei thotë se kombi duhet të lutet për shëndetin e Raisit, raporton transmetuesi shtetëror IRIB.

“Nëse populli i Iranit nuk shqetësohet, nuk do të ketë përçarje në punën e vendit”, shprehet ai.

Prej disa orësh, helikopteri me Raisin dhe ministrin e Jashtëm të vendit në bord u raportua se kishte pësuar një incident dhe kishte bërë “ulje të vështirë”. Por sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, ekipet e kërkim shpëtimit po përballen me vështirësi për shkak të mjegullës së dendur. /abcnews

Exit mobile version