Komisioni Evropian ka bërë të ditur se me fillimin e heqjes së masave ndaj Kosovës do të ndaj ndihmë financiare rreth 216 milionë euro.
Një zyrtar i Komisioni Evropian ka thënë për Tëvë1 se këto veprime vijnë pas transformimit të qetë të pushtetit në katër komunat veriore.
Ai ka bërë të ditur edhe projektet nga të cilat do të përfitojë Kosova nga këto mejte.
“Kjo do të mundësojë: nënshkrimin e kontratave për 4 projekte (që përfaqësojnë gjithsej 34.6 milionë euro kontribut të BE-së) dhe nisjen e zbatimit të tyre; përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura IPA III të dedikuara për Kosovën (181 milionë euro; miratimi i planifikuar i vendimit financiar të Komisionit në pranverë 2026, i cili do të lejonte që projektet e para të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2026)”, thuhet nga ky zyrtar.
Komisioni Evropian ka bërë të ditur se do të heqë 50% të masave ndaj Kosovës të cilat ishin vendosur në verën e vitit 2023 pas trazirave në veri.
