Vizita studimore, ligjërata dhe kërkime në arkiva e biblioteka: gjatë viteve ’70–’80, historianët nga Shqipëria dhe Kosova intensifikuan bashkëpunimin shkencor. Raportet që hartuan pas këtyre vizitave ruajnë edhe përshtypjet e tyre për jetën akademike e shoqërore në të dyja anët e kufirit.
Këto dokumente solli në vëmendje Prof. dr. Nuridin Ahmeti, nga Instituti Albanologjik në Prishtinë, në kumtesën “Shqipëria dhe Kosova gjatë viteve 1970–1980 në optikën e historianëve shqiptarë”, të mbajtur në konferencë.
Duke analizuar deklaratat dhe raportet e studiuesve, Ahmeti shqyrtoi si e shihnin historianët e Tiranës Kosovën dhe si e perceptonin kolegët e Prishtinës Shqipërinë. Mes tyre ishin Aleks Buda, Stefanaq Pollo, Kristaq Prifti e Selami Pulaha, si dhe Ali Hadri, Hasan Kaleshi, Skënder Rizaj e Zekeria Cana.
Punimi ndriçon dimensionin njerëzor të këtij bashkëpunimi: takimet, marrëdhëniet dhe perceptimet që shoqëruan shkëmbimin e dijes mes dy qendrave akademike.
🎥 Ndiqni videon e plotë të kumtesës së Prof. dr. Nuridin Ahmetit.







