Holandë – Rihapen restorantet dhe qendrat kulturore pavarësisht valës Omicron

Holanda do të rihapë restorantet, teatrot, muzetë dhe kinematë pavarësisht valës masive të variantit Omicron, njoftoi të hënën qeveria në Hagë pas një rritjeje të lehtë të shtrimeve në spitale.

Kafenetë dhe restorantet, si dhe qendrat kulturore do të lejohen të rihapen deri në orën 22:00, por me kufizime ku përfshihen, maskat e detyrueshme dhe vërtetimi i vaksinimit.

Kryeministri holandez Mark Rutte pritet të shpallë vendimin. Publiku gjithashtu do të lejohet të marrë pjesë në eventet sportive, si ndeshjet e futbollit.

Numri i infeksioneve të reja ka vazhduar të rritet me shpejtësi. Në 24 orët e fundit në Holandë u raportuan 65,000 infeksione të reja.

Shkalla e incidencës shtatë-ditore është pothuajse 2,000 infeksione të reja për 100,000 banorë. /atsh