Honda prezanton aeroplanin HondaJet Elite II me një kabinë luksoze dhe një sistem automatik uljeje

Honda zakonisht tërheq vëmendjen me veturat e saj, por tashmë fokusi është tek aeroplani.

Prodhuesi japonez prezantoi aeroplanin HondaJet Elite II në Konventën dhe Ekspozitën Evropiane të Aviacionit të Biznesit në Gjenevë të Zvicrës, për të cilin thotë se është “më i shpejti në klasin e tij”, por gjithashtu arrin “lartësinë më të madhe” dhe ka “gamën më të madhe”.

Aeroplani ka një trup të përbërë dhe një konfigurim të veçantë të vendosjes së motorit mbi krah. Ky model mundësohet nga dy motorë GE Honda HF120, secili gjeneron 930 kg shtytje.

Elite II mund të ngrihet lehtësisht nga një pistë 1128 metra e gjatë dhe të përshkojë një distancë prej 2865 km me katër pasagjerë pa u ndalur. Honda thotë se është një aeroplan me kabinën më të madhe në klasën e tij, e cila është edhe më ekonomike.

Konfigurimi standard është projektuar për gjashtë pasagjerë dhe një anëtar të ekuipazhit, por ekziston edhe një version me shtatë pasagjerë.

Honda nuk zbuloi shumë për brendësinë, përveç se akustika është përmirësuar, dhe se aeroplani është i pajisur me sisteme të zërit të aviacionit Boeing. Vëllimi i hapësirës së bagazhit është 1756 litra.

Çmimet ende nuk janë zbuluar, por Honda është certifikuar nga Administrata Hapësinore e SHBA-së dhe pret të certifikohet nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian.