Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Honduaras, rebelim në një burg, të paktën 18 të vdekur dhe 16...

Honduaras, rebelim në një burg, të paktën 18 të vdekur dhe 16 të plagosur

Të paktën 18 veta u vranë dhe 16 të tjerë u plagosën në trazirat që shpërthyen në një burg në veri të Hondurasit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pasi autoritetet e vendit para disa ditësh shpallën gjendjen e jashtëzakonshme në burgjet në mbarë vendin dhe sollën vendimin që administrata civile mbi burgjet t’i kalojë komisionit të posaçëm nën udhëheqejen e ushtrisë dhe policisë, në burgun e qytetit Tela ndodhi një rebelim.

Zëdhënësi i komisionit që mori përsipër menaxhimin e burgut, Jose Coello, tha se komisioni i ri nuk kishte marrë ende detyrën kur shpërtheu rebelimi në burgun në Tela.

“Të paktën 18 njerëz u vranë në trazira dhe 16 u plagosën. Në burg janë dërguar forcat e sigurisë për të shtypur rebelimin. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet”, tha Coello.

Pritet që futja e sistemit të ri të menaxhimit të burgjeve të zgjasë rreth gjashtë muaj, kurse zyrtarët thonë se qëllimi është të zhduket korrupsioni dhe dhuna nga burgjet.

Exit mobile version