Ballina Lajmet Kosovë Hoti: Osmani s’ka të ardhme politike jashtë LDK-së, një ditë do të...

Hoti: Osmani s’ka të ardhme politike jashtë LDK-së, një ditë do të kthehet

Kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se në zgjedhjet e jashtëzakonshme që pritet të mbahen brenda 40 ditësh presin rezultat të mirë, pasi janë mobilizuar si parti.

Ai ka thënë se edhe për kandidatin për kryeministër është diskutuar shumë në LDK dhe në fund është arritur një konsensus i plotë i brendshëm.

“Nuk do ta quaja hezitim, por unë kam kërkuar që të diskutojmë brenda partisë për të marrë vendimin më të mirë në rrethanat në të cilat jemi, sepse vetëm kështu e mbërrijmë konsensusin e brendshëm. Është një vendim i përbashkët”, ka thënë Hoti.

Hoti ka thënë se në listën e LDK-së për deputet do të ketë edhe kandidat nga diaspora.

“Do të kemi edhe kandidatë nga diaspora, njerëz të biznesit që ka qenë zë i arsyeshëm i shoqërisë civile”, tha ai.

Hoti ka folur edhe për Vjosa Osmanin, duke thënë se çdo largim i anëtarësisë e dëmton LDK-në, por ka shtuar se të gjithë ata që janë larguar kanë pasur një fat jo të mirë.

Ndërsa ka shtuar se edhe Osmani një ditë do të kthehet në LDK.

“Jam i bindur se Osmani jashtë LDK-së nuk d o të ketë asnjë të ardhme politike. Pres që edhe ajo të kthehet një ditë në LDK”, tha ai.

Këto komente Hoti i bëri në një intervistë në Televizionin Publik

 

 

Exit mobile version