Ballina Lajmet Kosovë Hovenier: I kënaqur që ndaj traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit

Hovenier: I kënaqur që ndaj traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovener, tha se është i kënaqur që ndan traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit.

Përmes një statusi në Facebook të faqes së Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Hovenier ka thënë se ka shtruar iftar për agjëruesit e ambasadës për të dytin vit radhazi.

“Ambasadori Hovenier: Për të dytin vit radhazi, kam pasur nderin të marr pjesë në darkën e iftarit të komunitetit të Ambasadës. Jam i kënaqur që mundëm të mirëpresim kaq shumë anëtarë të familjes në Ambasadë për të thyer agjërimin dhe për të ndarë traditat dhe zakonet kosovare gjatë Ramazanit”, thuhet në shkrimin e Ambasadës në Facebook.

Exit mobile version