Hoxhë Husamedin Abazi reagon ndaj shkrimeve në disa portale, i quan shpifje dhe joobjektive

Husamedin Abazi

Në marshin qytetar të organizuar në Prishtinë në përkrahje të popullit palestinez i cili po terrorizohet nga Izraeli në Rripin e Gazës, morën pjesë qytetarë të të gjitha shtresave duke përfshirë edhe pjesëtarë të shoqërisë civile, por edhe hoxhallarë.

Krahas Rron Gjinovcit dhe Shkëlzen Gashit, që ky i fundit ishte edhe këshilltar i Kryeministrit Kurti, ishte edhe hoxha Husamedin Abazi, i cili në cilësinë e qytetarit përkrahi këtë marsh qytetar.

Foto: Rron Gjinovci dhe Shkëlzen Gashi

Por si duket kjo i ka penguar disa media të cilët si zakonisht filluan shpifjet dhe linçimet karshi tij.

E ndaj këtyre shpifjeve ka reaguar vet hoxha Husamedin Abazi i cili përmes një statusi në Facebook ka thënë se “E përkrah dhe do të përkrah Marsh-et e tilla që dënojnë dhunën, terrorin, vrasjen e fëmijëve, grave e të pambrojturve në çfarëdo vendi që ato ndodhin dhe çfarëdo populli dhe përkatësie kombëtare dhe fetare që i përkasin ato”.

Teksa mediat që shpifen i ka quajtur joprofesionale dhe të dëshmuara si islamofobe dhe joobjektive.

Ky është statusi i tij i plotë:

Pjesëmarrja ime në Marsh-in e sotëm në solidaritet me popullin e Palestinës i paska “djeg” disa media joprofesionale dhe të dëshmuara si islamofobe dhe joobjektive.

Akuzat e pabaza dhe shpifjet që i kishin renditur kundër meje dhe kundër Organizatës Akea-të ripërsëritura tash e sa vite – dëshmojnë për joobjektivizmin dhe jodëshirën e tyre të kuptojnë se çfarë në të vërtetë ka ndodhur me Akea-n që nga 2014-ta?!

Së pari: Akea kurrë nuk është mbyllur përfundimisht – siç po shkruan Reporteri.net, por ajo dhe disa OJQ tjera vetëm i’u është pezulluar aktiviteti (pa të drejtë) e kurrë nuk janë ndaluar e as mbyllur.

Së dyti: Akea-s, i është hequr më 2019 ky pezullim i padrejtë dhe është rikthyer në gjendjen e mëhershme normale, me të gjitha të drejtat e veprimit dhe aktivizmit.

Së treti: Akea qysh në 2014-tën, ka hedhur në Gjyq, Ministrinë e Administratës Publike për pezullimin e jashëtligjshëm që i ka bërë Akea-s, dhe Lënda në fjalë deri tani ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese dhe për asnjë ditë Akea nuk është ndalur së renduri dhe së kërkuari të drejtën e saj…

Së katërti: Unë kam marrë pjesë në Marsh-in e sotëm si një qytetar i lirë i këtij vendi dhe nuk kam qenë jo organizator, po as nga organizatorët e këtij Marshi.

Së pesti: E përkrah dhe do të përkrah Marsh-et e tilla që dënojnë dhunën, terrorin, vrasjen e fëmijëve, grave e të pambrojturve në çfarëdo vendi që ato ndodhin dhe çfarëdo populli dhe përkatësie kombëtare dhe fetare që i përkasin ato.

Gjithmonë me Paqen dhe për Paqe i juaji/ Husamedin Abazi