Humbim nga nga Mali i Zi, por shpresa për kualifikim nuk është shuar

Kombëtarja e Kosovës në hendboll pësoi humbje nga Mali i Zi 27:22 (10:13), në ndeshjen e luajtur sonte në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.
Djemtë tanë dhanë maksimumin, por fati dhe gabimet e shkaktuara në fazën e sulmit, ua lehtësuan malazezëve fitoren.
Ndeshjen nga afër e ndjeki edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Me shtatë gola të realizuar, Drenit Tahirukaj ishte më i miri tek kombëtarja jonë.
Pavarësisht humbjes, ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian 2022 nuk është shuar.
Kosova shpreson që nga pozita e tretë, në të cilën ndodhet tani të kualifikohet në Evropin.
Një gjë e tillë varet nga takimet e ardhshme të Kosovës dhe të kundërshtarëve të saj.
Iu urojmë fat dhe suksese hendbollistëve tanë në ndeshjen e radhës ndaj Suedisë në udhëtim.