I burgosuri palestinez që u kap pas arratisjes nga burgu, i është nënshtruar torturave të rënda

I burgosuri palestinez Mohammad el-Arida i cili u kap pas arratisjes nga burgu Gilboa, është përballur me tortura të rënda, transmeton Anadolu Agency (AA).

Khaled Mahajna, avokati i Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, bëri një deklaratë në televizionin zyrtar të Palestinës pas takimit me palestinezin Mohammad el-Arida që u kap pas arratisjes nga burgu.

“I burgosuri El-Arida ka kaluar vërtet një torturë të ashpër, është sulmuar dhe është rrahur rëndë. Koka e tij është përplasur në tokë”, tha Mahajna.

“Në gjithë trupin e El-Arida ka plagë të rënda. Pavarësisht plagëve ai nuk i është nënshtruar ndonjë trajtimi”, tha Mahajna.

Khaled Mahajna më tej nënvizoi se Mohammad el-Arida ka fjetur shumë pak që nga kapja e tij.

“El-Arida ka refuzuar të gjitha akuzat”, theksoi deklaroi Mahajna i cili shtoi se i burgosuri i kapur ka preferuar të heshtë gjatë marrjes në pyetje pavarësisht çdo presioni dhe torture.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë në një deklaratë njoftoi se avokatët do të takohen me 4 palestinezët e burgosur që janë kapur, ditën e hënë më 20 shtator.

Janë kapur 4 nga 6 të burgosurit e arratisur

Rikujtohet se 6 të burgosur palestinezë u arratisën nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa në veri të Izraelit mëngjesin e 6 shtatorit duke gërmuar tunel.

Nga të burgosurit palestinezë që u kapës pas arratisjes janë Zakaria Zubeidi, anëtar i Al-Aqsa Martyrs krahu i armatosur i Lëvizjes Fatah si dhe Mohammad Qasim el-Arida, Yakub Mahmoud Qaderi dhe Fuad Mahmoud Abdullah el-Arida anëtarë të Lëvizjes Xhihadi Islam.

Ndërsa nuk janë gjetur ende dy të burgosurit e tjerë palestinezë të arratisur Eyhem Fuad Kemamji dhe Yakub Nufeyhat.

Sipas burimeve palestineze, në burgjet izraelite ndodhen rreth 4.500 palestinezë prej të cilëve 365 janë “të arrestuar administrativ”. /aa