Ballina Lajmet Rajon dhe Botë I ftohti merr jetën e një tjetër foshnje në Gaza, mijëra të...

I ftohti merr jetën e një tjetër foshnje në Gaza, mijëra të zhvendosur pa strehim të përshtatshëm

Një tjetër foshnje ka humbur jetën në Rripin e Gazës si pasojë e të ftohtit ekstrem, ndërsa mijëra familje të zhvendosura vazhdojnë të jetojnë pa strehim të sigurt, ngrohje apo mjete bazë dimërore.

Zyrtarët kishin paralajmëruar që një ditë më parë se vala e të ftohtit përbën një kërcënim serioz për jetën e fëmijëve, veçanërisht për foshnjat, në kushtet ku qindra mijëra persona jetojnë në tenda ose banesa të dëmtuara.

Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, me mungesë të theksuar të ndihmave, energjisë, karburantit dhe shërbimeve shëndetësore, ndërsa të zhvendosurit përballen me kushte gjithnjë e më të rënda gjatë dimrit. /mesazhi

Exit mobile version