I jepet lamtumira e fundit shoferit të autobusit që mbeti i vrarë nga sulmi me armë në Gllogjan të Deçanit

Qindra njerëz ishin mbledhur sot për t’ia dhënë lamtumirën e fundit shoferit të autobusit i cili mbeti i vrarë nga sulmi me armë i së premtes në Gllogjan të Deçanit.

Ai u varros me ceremoni fetare, dhe për t’ia dhënë lamtumirën e fundit ishte një numër i madh i familjarëve.

Ku nga ky sulm mbeten të vrarë edhe dy nxënës të këtij vendi. Varrimi i tyre do të bëhet gjithashtu sot në orën 14:00.

Policia është duke vazhduar kërkimet për arrestimin e të dyshuarit i cili ende gjendet në arrati.

Për identifikimin dhe gjetjen e autorit, apo autorëve të krimit të trefishtë, janë angazhuar një numër i madh forcave të rendit, Njësiti Special i Policisë së Kosovës dhe po bëhen hetime edhe në koordinim me Agjencinë Kosovare të Inteligjencës.

Deri tash, përveç konfirmimit që hetimet po zhvillohen në tri pista të ndryshme, asgjë më shumë nuk është bërë e ditur në lidhje me rrethanat, apo motivet e vrasjes së trefishtë.