Zeki Tahiroglu, koordinator i zyrës rajonale të IHH në Reyhanli tha se këtë vit aktivitetet e Ramazanit po i kryejnë me sloganin “Jetë Ramazani”
Organizata humanitare turke IHH ka shpërndarë pako ushqimore me rastin e Ramazanit për 8.500 persona në Afrin të Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zeki Tahiroglu, koordinator i zyrës rajonale të IHH në Reyhanli tha se këtë vit aktivitetet e Ramazanit po i kryejnë me sloganin “Jetë Ramazani”.
Ai theksoi se aktivitetet e shumta gjatë Ramazanit po vazhdojnë intensivisht në Siri.
“Këtë vit populli sirian po e kalon Ramazanin e 12-të në luftë. As këtë Ramazan nuk i lëmë vetëm këta njerëz. Në këtë kontekst, në javën e parë të Ramazanit kemi shpërndarë pako të Ramazanit për rreth 8.500 civilë që jetojnë në pjesët qendrore dhe rurale të Afrinit. Paketat përfshijnë artikuj të ndryshëm ushqimorë”, tha Tahiroglu.
Ai shprehu mirënjohjen për bamirësit dhe njerëzit e mirë që kontribuan në ofrimin e kësaj ndihme. /aa
