Një gjykatë në Indi ka dënuar me vdekje 38 persona të akuzuar për pjesëmarrje në një seri sulmesh me bomba në të cilat humbën jetën 56 persona në vitin 2008 në Ahmedabad, qytet në shtetin indian Gujarat, transmeton Anadolu Agency (AA).
Të dënuarit akuzohen për vrasje të shumta, komplot lufte kundër shtetit dhe armëmbajtje pa leje.
Në kuadër të të njëjtit proces, gjykata dënoi me burgim të përjetshëm edhe 11 të akuzuar të tjerë ndërsa 28 të pandehur u shpallën të pafajshëm për mungesë provash.
Kjo është hera e parë që një gjykatë në Indi ka shqiptuar dënime të shumta me vdekje në një gjyq të vetëm.
Gjykata e Lartë e Indisë duhet t’i konfirmojë këto dënime.
Në një seri sulmesh me bomba në Ahmedabad më 26 korrik të vitit 2008 humbën jetën 56 persona ndërsa më shumë se 200 të tjerë u plagosën. Një grup terrorist lokal mori përgjegjësinë për sulmet. Udhëheqësi i provincës Gujarat në atë kohë ishte kryeministri aktual i Indisë, Narendra Modi. Ai u akuzua për luftë të keqe kundër dhunës. /aa
