Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Indi, rreth 500 mijë njerëz të zhvendosur për shkak të përmbytjeve në...

Indi, rreth 500 mijë njerëz të zhvendosur për shkak të përmbytjeve në Assam

Rreth 500 mijë njerëz u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura në shtetin Assam në verilindje të Indisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të NDTV, Brahmaputra, një nga lumenjtë më të mëdhenj në botë, i cili buron nga Tibeti dhe derdhet në Gjirin e Bengalit nëpërmjet Indisë dhe Bangladeshit, ka shkaktuar një fatkeqësi në shtetin Assam.

Më shumë se 1.500 fshatra në të gjithë shtetin u prekën nga përmbytjet. Më shumë se 2.000 njerëz të bllokuar në lagjen Hojai u shpëtuan gjatë përpjekjeve të shpëtimit të mbështetur nga personeli ushtarak.

Ndërsa 8 persona humbën jetën nga përmbytjet ndërsa rreth 500 mijë persona tjerë u shpërngulën.

Zyrtarët njoftuan se reshjet e dendura të shiut do të jenë efektive edhe dy ditë në shtet dhe niveli i ujit në lumin Brahmaputra do të vazhdojë të rritet. /aa

Exit mobile version