Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka iniciuar një rast ndaj zyrtarëve përgjegjës të Komunës së Prishtinës, me qëllim të verifikimit nëse veprimet apo mosveprimet e tyre përbëjnë elemente të përgjegjësisë penale për kryerjen e veprës penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, sipas nenit 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, Prokurori i Shtetit ka autorizuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për grumbullimin e informatave dhe provave shtesë lidhur me shembjen e dheut në rrugën ‘’Don Shtjefën Kurti’’ në Komunën e Prishtinës”, thuhet në komunikatë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, mbetet e përkushtuar në ushtrimin e kompetencave të saj ligjore forcimin e sundimit të ligjit, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe interesit publik.
