Ballina Sport Futboll Interesim i lartë për ndeshjen Kosovë-Andorrë, shiten afër 4 mijë e 500...

Interesim i lartë për ndeshjen Kosovë-Andorrë, shiten afër 4 mijë e 500 bileta për dy ditë

Janë bërë dy ditë që nga nisja e shitjes online të biletave për ndeshjen e Kombëtares së Kosovës kundër Andorrës në fund të muajit mars.

“Dardanët” e nisin ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024” me dy ndeshjet e muajit mars kundër Izraelit më 25 mars në udhëtim dhe Andorrës në Prishtinë më 28 mars.

Rëndësia e ndeshjeve në fillim të kampanjës së kualifikimeve ka bërë që edhe interesimi për t’u pajisur me biletë të jetë i madh.

Për dy ditë sa kanë dalur në shitje biletat për ndeshjen me Andorrën janë shitur saktësisht 4 mijë e 449 bileta deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, raporton lajmi.net.

Bazuar në uebfaqen e publikuar nga FFK-ja për shitjen e biletave online, në sektorin L2 janë shitur më së shumti bileta, 872.

Sektori L4 është një nga tribunat që janë shitur vetëm 113 bileta, njëherit më se paku.

Çmimet e biletave nisin nga më e lira 5 euro në sektorët Veri dhe Jug, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe më e shtrejta në sektorin VIP 80 euro.

Kosova ndodhet në Grupin I me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.

Exit mobile version